Në përpjekje për të rritur besimin e qytetarëve, tri ish-presidentët amerikan pranojnë të bëjnë vaksinën e Covid publikisht

3 Dhjetor 2020, 14:01

Në një kohë që presidenti amerikan Donald Trump refuzon të pranojë faktin se një dimër i vështirë pret SHBA , referuar situatës së shkaktuar nga Covid-19, tre nga paraardhësit e tij janë treguar vullnetarë për të rritur besimin e qytetarëve të vaksina anti-COVID.

Obama, Clinton dhe George W.Bush kanë deklaruar se do të realizojnë vaksinën për koronavirus drejtpërdrejtë në televizion, një mënyrë kjo sipas tyre për t’i treguar qytetarëve rëndësinë  e vaksinimit.

Freddy Ford, kreu  i stafit të Bush, deklaroi për CNN se presidenti i 43- kishte kontaktuar Dr. Anthony Fauci – drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit – dhe Dr. koordinatori i përgjigjes për koronavirusin e Shtëpisë së Bardhë, për të ofruar kontributin e tij në promovimin e vaksinës.

Nga ana tjetër sekretari i shtypit i Klinton u shpreh se edhe ai ishte i gatshëm ta merrte vaksinën në një mjedis të hapur, për ta promovuar atë duke rritur në këtë mënyrë edhe besimin e qytetarëve.

Ndërkohë, Obama u shpreh se kishte besim në fjalët e Faucit, “Unë mund ta marr vaksinën në Tv, ose ta filmojë momentin e vaksinimin që njerëzit të shikojnë se unë i besoj kësaj shkence”, tha Obama.

Sakaq tre ish-presidentët shpresojnë që kjo të shihet si një fushatë ndërgjegjësimi për të promovuar besimin në sigurinë dhe efektivitetin e saj.

Ish presidentët po rriten ndërsa Amerika zhytet në betejën e saj më të ashpër kundër Covid-19, ku ditën e djeshme shënoi edhe rekordin më të lartë  të viktimave 3.157 viktima, 20 % më shumë se rekordi i mëparshëm prej 2,603 viktima.  Në total, 273,799 njerëz në SHBA kanë vdekur nga virusi dhe më shumë se 13.9 milion janë infektuar.