Në pikëpyetje konsensusi për zgjedhoren! Pas moratoriumit për gjyqtarët e Kolegjit, opozita 'kapet' pas 15 marsit: Shumë vonë!

21 Shkurt 2020, 14:08

TIRANË - Kërkesa që opozita joparlamentare shtroi dje për moratorium 4-vjeçar të gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, në dukje e papritur, duket të jetë vetëm hapi i parë i një taktike që opozita e bashkuar po ndërmerr për të lënë në mes konsensusin e arritur në tryezën për reformën zgjedhore. E konsideruar pika kyçe për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një nga kushtet e Bundestagut gjerman për t'u ndërmarrë ky hap i rëndësishëm, opozita e bashkuar po jep shenjat e para se reforma zgjedhore do të mbetet vetëm në tryezë, pa shkuar për votim në Parlament si paketë konsensuale.