Në pistën e skive me kostum banje

19 Prill 2019, 10:30

Mijëra skiatorë dhe snowboarder-sa mbyllën dje në rajonin e Siberisë Qendrore Kemerova,  “Grelka Fest”, festivali që i jep fund sezonit të dimrit dhe lajmëron fillimin e pranverës.

Festivali vjetor Grelka Fest, apo ndryshe Festivali i Muzikës dhe Skive, zakonisht mbahet në fundjavën e dyte të muajit prill, ku një nga ngjarjet kruçiale të eventit është zbritja tradicionale e skiatorëve  në shtatin e malit, veshur vetëm me rroba banje.

Organizatorët e përshkruajnë vendndodhjen e festivalit, me diell si Tajlanda, me borë si Austria, me shumë ngjyra si Holi i Indisë dhe festive si Ibiza.

Duke mposhtur të ftohtit, mijëra të apasionuar vendas por edhe të ardhur deri dhe nga Kanadaja, morën pjesë në zbritjen e shpatit të thepisur, të veshur vetëm me kostum banjo, duke mposhtur rekordin rus të 7-të viteve të fundit.

Shpatet e para të skive janë ndërtuar në vitin 1981 dhe përdoren ekskluzivisht për trajnimin e atletëve profesionistë. Që nga vitet 2000, ky vend është bërë gjithnjë e më popullor për skiatorët e sllallomit dhe një nga vendpushimet më të famshme të skive në Rusi./Përgatiti Ilir Çuçi