Në pritje me orë të tëra për të përqafuar të vegjlit që i bënë baba në kohë koronavirusi...Çfarë ndodh në dyert e maternitetit

9 Prill 2020, 18:48

Masat e marra për koranvirusin në Shqipëri kanë ndryshuar shumë gjëra në shoqëri, edhe në maternitet, ku pritjet e ëmbla bëhen më të vështira për baballarët e rinj, të cilët duhet të presin jashtë me orë të tëra, pasi brenda nuk lejohet të futesh.

Çdo ditë dyert e materniteteve në kryeqytet janë plot me baballarë të cilët presin e lajmin e gëzueshëm të lindjes së fëmijës. Tashmë në kushte shumë më ndryshe, pa qenë afër partneres dhe bebes së tyre, pasi duhet të respektojnë masat e vendosura për të hequr çdo rrezik të mundshëm për infektim me Covid-19.