Në qershor hapet turizmi, operatorët të paqartë! Eksperti: Nëse do zbatojmë draftin fillestar, quhet turizëm spitalor! Do rriten çmimet

25 Maj 2020, 19:47 | Përditesimi i fundit: 2020-05-25 19:47:41

Edhe pse në qershor është vendosur të hapet turizmi, operatorët janë të paqartë si do të veprojnë. Shqetësimi kryesor i tyre është se çfarë do të ndodh me karantinën. Po ashtu hapja e kufijve sipas  ekspertit të turizmit Besnik Vathi duhej bërë me vendim rajonal. Nga ana tjetër ende nuk është përcaktuar protokolli përfundimtar që do të zbatojnë. Kjo situatë sipas Vathit do të sjell përgjysmimin e të ardhurave nga turizmi.