Në qershor merret Eurobondi i ri 650 milionë euro! Qeveria miraton projektligjin për përjashtimin nga detyrimet tatimore të çdo transaksioni

27 Maj 2020, 21:44

TIRANË- Në qershor të këtij viti vendi do të dalë në tregjet ndërkombëtare për të marrë një borxh të ri. Ndryshe nga sa ishte parashikuar në fillim për një vlerë 600 milionë euro, qeveria do të kërkojë të marrë një borxh në vlerën e 650 milionë eurove. Kjo vlerë e lartë lidhet me pasojat negative që po lë COVID-19, në ekonomi, dhe që ka rritur ndjeshëm edhe nevojën për likuiditet. Eurobondin i ri pritet të jetë me afat maturimi nga 7 deri në 10 vjet, dhe synimi është që të emetohet një borxh me interes të ulët, por duke marrë parasysh pasigurinë që ka shkaktuar pandemia situata bëhet edhe më e vështirë.