Në radhë te zyrat e bashkisë/ Qytetarja: Kam 2 javë që kam lindur, duhet të regjistroj fëmijën

6 Prill 2020, 10:18 | Përditesimi i fundit: 2020-04-06 10:20:26

Një zonjë i është drejtuar zyrës së minibashkisë nr.6 në Tiranë pasi i detyrohet që të regjistrojë fëmijën e vogël që ka lindur para 2 javëve. Me karrocën të dorës të fëmijës më të madh, jo me beben e porsa lindur, ajo u është drejtuar këtyre zyrave pasi i duhet që të regjistrojë fëmijën në mënyrë që dokumentin e marrë ta çoj te siguracioni që të marrë lejen e lindjes.

"Kam dy javë që kam lindur dhe kërkoj të regjistroj beben e vogël, erdha javën që kaloj dhe më thanë që duhet të vij pas datës së 4. Mua më pengon sepse më duhet këtë certifikatë ta çoj te siguracioni që të marrë lejen e lindjes", tha ajo për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta.