Në rrugën Mirditë-Fushë Arrëz me kthesa të frikshme ka edhe rrëshqitje dherash! Qytetarët të rrezikuar: Bien gurë 200-300 kg, askush nuk i pastron! Tuneli po shembet përditë

14 Tetor 2020, 20:00 | Përditesimi: 14 Tetor 2020, 20:00

Lëvizja përgjatë aksit nacional Mirditë-Fushë Arrëz është e frikshme. Në një dite tetori me shi dhe mjegull automjetet detyrohen të devijojnë nëpër kthesa. Masivë gurësh e dherash bien pareshtur nga mali. Asnjë tabelë paralajmëruese apo rrjete mbrojtëse nuk ka në këtë aks. Çfarë është më shqetësuese, gurët në rrugë nuk pastrohen duke shtuar rrezikun për aksidente.

r.k./Shqiptarja.com