'Në Shkodër do forcohen masat', Lleshaj: Nuk është koha që të vdekurit të respektohen ashtu siç duhet

6 Prill 2020, 13:22 | Përditesimi i fundit: 2020-04-06 13:25:24

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu kanë qenë sot në Shkodër për të inspektuar situatën e tregjeve, e cila ka qenë mjaft problematike. Në prononcimin për mediat ministri u shpreh se do të forcohen masat e sigurisë në Shkodër, ndërsa bëri thirrje që qytetarët të bashkëpunojmë me policinë.

Fillimisht Lleshaj pati një bisedë të shkurtër me një nga tregtarët, me këtë të fundit të cilin e pyeti masat. Tregtari u shpreh: "Po i kam marrë masat. Edhe qytetarët kanë mundësi, pasi ka vend."

Për inspektimin në Shkodër vetë ministri deklaroi: "Kemi ardhur për të parë masat e mara nga autoritetet, për zbatimin e atyre masave që kanë të bëjnë për parandalimin e koronavirusit. Jemi në dijeni të gjithë që në Shkodër kemi patur një ecuri negative ditët e fundit, që lidhet me pa përgjeshmërinë. Konstatoj që masat janë të pjesshme. Shoh që në tregjet e hapura ka probleme të mëdha. Shoh që ka më shumë shitës se sa blerës dhe nuk respektohen parametrat minimal të mbrojtës.