Në Shkodër përkujtohet dita e heronjve të demokracisë, kryetari shoqatës së '2 prillit'

2 Prill 2020, 14:26

Ne Shkodër u përkujtua 29 vjetori i dy prillit ku mbetën dëshmor të demokracisë 4 djem shkodran në lule të rinisë. Organizimi ishte modest duke patur parasysh situatën e pandemisë së covid-19 e megjithatë organizatorët përçuan mesazhin se gjaku dhe aspirata për liri dhe demokraci nuk harrohet. Të pranishëm ishin kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli si dhe familjarë të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekes.

Me rastin e kësaj përkujtimoreje Harris Murana, kryetari i shoqatës '2 prilli' deklaroi: "Jemi  mbledh për me thënë që gjakun e martirëve nuk e harrojmë. Jemi mbledh me thënë që Shkodra është ajo shekullorja që nuk ka pranuar kurrë padrejtësi, nuk ka pranuar kurrë nënshtrim. Falenderoj këdo që pavarësisht këshillave tona ka marrë përsipër rrezikimin e jetës për të qenë më ne. E kam fjalën për gazetarët. Iu uroj shëndet e të mira edhe betejën para gjaku të martirëve që nuk e harrojmë dhe kemi për të qenë këtu shumë e shumë herë të tjera për me treguar që gjaku i atyre që shkuan, s'do e harrojmë kurrë. Kemi për të bërë të pamundurën që aspiratat e tyre me u plotësuar dhe Shqipëria të bëhet ajo që kemi dëshiruar në atë kohë. Faleminderit dhe shëndet e jetë Shkodrës dhe shqiptarëve."