Në Shkodër situata vijon shqetësuese, njerëzit gëlojnë në tregje si të ishte ditë e zakonshme

11 Prill 2020, 11:53

Situata në Shkodër vijon të mbetet shumë problematike sidomos kur bëhet fjalë për qytetarët që dalin në tregje, të cilët përveçse nuk kanë masa mbrojtëse, krijojnë radhë dhe nuk ruajnë distancën.

Një problem i tillë theksohet më shumë ditën e sotme kur pamjet tregojnë vetë me shumë se fjalët. Edhe në ditët e tjera ka patur shumë vend për ndërgjegjësim, por sot ndoshta ndikuar edhe nga vendimi autoriteteve për të mbyllur gjithçka deri të hënën në mëngjes, ka shkaktuar këtë grumbullim në tregje.