Në sitën e OFL-së 'ushtari' i Ervis Martinajt dhe bashkëpunëtori i klanit 'Duka' (SKEDA)

3 Mars 2020, 15:25

TIRANË - Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularët Eljon Hatos dhe Ilir Selmanin, të dy të dënuar për vrasje e për vepra të tjera pennale.

Sipas OFL-së, Eljon Hato, banues në Lezhë, është i dënuar për veprat penale "Vrasja me dashje", "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Armëmbajtje pa leje" ndërsa Ilir Selmani, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.