Në skenë dolën zëvendësuesit, ja çfarë do të ndodhë me Ardian Memën te Tirana

8 Tetor 2019, 14:38

Një deklaratë e presidentit të Tiranës Refik Halili menjëherë pas humbjes në derbi ka shkaktuar shumë pikëpytje në kampin bardheblu. Në ambientet sportive por jo vetëm po flitet gjerësisht për largimin e trajnerit Ardian Mema, sidomos pas barazimit që 24 herë kampionatë e Shqipërisë morën javën e fundit kundër Flamurtarit. 

Madje në disa media kanë filluar të qarkullojnë edhe emrat për të zëvendësuar teknikun kryeqytetas ku më i përfoluri është Julian Ahmataj, ish-trajneri i Luftëtarit në sezonin e shkuar. Gjithsesi burime të ‘Report TV’ brenda klubit bardheblu pohojnë se situata paraqitet krejt ndryshe.

Pavarësisht se rezultatet jo të mira kanë ulur dozën e optimizmit klubi vijon ende t’I besojë trajnerit Mema. Madje burimet thonë se 47-vjeçari ka programuar edhe seansat stërvitore përgjatë gjithë javës te bardheblutë. Edhe presidenti ka marrë kohën e nevojshme për të menduar dhe pas takimit kokë më kokë me trajnerin ka vendosur t’I japë më shumë besim këtij të fundit.

Aktualisht Tirana pas 7 javësh kampionat gjendet në vendin e pestë në tableën e klasifikimit me 11 pikë, 1 më pak se vendi i parë që mbahet nga 4 skuadra, Bylis, Teuta, Vllaznia dhe Skënderbeu.