Në 2005 pas emërimit të Sali Berishës si kryeministër Jamarber Malltezi vendosi të kthehej në Shqipëri me gruan e tij Argita Berisha: të dy kishin befasuar opinionin publik duke deklaruar prona të paluajtshme për 745,000 dollarë. Sot ato shuma duken si thërrime në krahasim me sasinë e miliona eurove që Jamarber Malltezi ka filluar të manaxhojë brenda disa vitesh. Argita Berisha në intervistën e saj të vetme të dhënë në Tv Klan për këtë temë, shpjegoi se në tetor 2006 ajo dhe burri i saj, përveç atyre pasurive të patundshme të blera me fitimet e punës në Kosovë, kishin në gjendje cash ''vetëm'' 39,500 dollarë dhe 2,000 euro.
Si shpjegohet që duke pasur vetëm 39.500 dollarë gjendje në bankë, Jamarbër Malltezi dy vite më vonë (ne data 2.10.2008) ka marrë përsipër me Fatmir Bektashin të bëjë një investim imobiliar ne kompleksi Magnet prej dhjetëra miliona euro?
Në 27 dhjetor 2018 (katër vjet pas blerjes së aksioneve) pjesëmarrja e tij në Hompelan u regjistrua zyrtarisht në QKB. Nga viti 2014 në 2018, duke ndërtuar kompleksin Magnet, kompania ka grumbulluar fitime prej 3.5 milion euro, dhe nga këto 1.2 milion euro i takojnë Jamarber Malltezit si askioner. Ai ka paguar aksione vetëm 35.000 leke: si mund ta ketë siguruar kundër kësaj vlere qesharake, 1.2 milionë euro fitim? Si parashikohet edhe në kontratë e blerjen e aksioneve, me të cilin Fatmir Bektashi i ka transferuar 35% të kostove dhe fitimeve të të gjithë investimit, del që Jamarbër Malltezi ka financuar ndërtimet. Në bilancin e vitit 2018 të kompanisë së tij janë regjistruar 4.1 miliardë leke të reja si aktiveve afat shkurtër, pra per pjesa me e madhe blerjet e bëra për ndërtimin e kompleksit: që do të thotë 33 milion euro. Pyetja që shtrohet mbetet e njëjta: ku i gjeti Jamarber Malltezi ato miliona euro të nevojshme për të financuar 35% e këtë ndërtim gjigant? Dhe ku i gjeti milionat euro të tjera të nevojshme për të financuar tre kulla të tjera që do të ndërtojë vetëm disa muaj më vonë? Sepse oreksi i Jambarbër Malltezit për betonin nuk ka përfunduar ende.
