Në tre javë vetëm 8 banka e kanë firmosur marrëveshjen e garancisë sovrane 2! Shkak analizat e riskut

2 Qershor 2020, 19:00

Deri më tani vetëm 8 banka të nivelit të dytë kanë firmosur marrëveshjen për garancinë e dytë sovrane. Shkak për këtë vonesë po bëhet analiza e riskut që po bëjnë bankat për këtë garanci. Sipas Ministrisë së Financave bankat kanë kushtet dhe kriteret e tyre dhe që nuk mund të ndërhyhet në proces.