Në verë po rritet fluksi i emigrantëve ilegalë! Banorët: Kërkojnë të ikin në Tiranë, kanë lekë me vete

1 Gusht 2020, 19:08

KORÇË- Gjatë muajit korrik policia e Korçës dhe FRONTEX raportojnë për ndalimin e 120 emigrantëve të paligjshëm duke veçuar se po vërehet një fluks i tyre.

Stina e verës ka sjellë fluks në rritje të kalimit ilegal të kufirit nga shtetasi që vijnë nga vendet e lindjes së mesme. Numri i këtyre shtetasve të cilët kalojnë kufirin ilegalisht përmes vijës së gjelbër dhe hyjnë në Shqipëri ka qenë tepër i lartë. Fshatrat në afërsi të pikës kufitare në Kapshticë janë ndalesa e tyre e parë në Shqipëri. Pasi kërkojnë ndihma në ushqime dhe veshmbathje, shtetasit nga vendet në konflikt kërkojnë ndihmë për të kaluar ilegalisht në një nga vendet e BE.