Në video & instalacione tek FAB, miniera e Bulqizës dhe përpjekjet e njeriut për t’u përshtatur!

23 Korrik 2020, 16:57 | Përditesimi i fundit: 2020-07-24 11:48:07

Në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore, nga të gjitha diplomat që studentët kanë ekspozuar, vëmendjen ta tërheqin dy prej tyre, një instalacion i Megian Gjetës për minierën e Bulqizës dhe një video-instalacion, që ka në qendër skutat e shpirtit njerëzor, teksa përshtatet nga lindja në vdekje, i Lejdi Prençit. “ReportTV” sjell rrëfimin e studentëve të të sapodiplomuar të grafik-dizanjerit. “Unë nuk do të ndaloj. Do të merrem me minatorët, sepse është diçka që mua më prek, në pjesën e familjes. Gjithçka doja të arrija në këtë instalacion mendoj se e kam arritur”, shprehet Megian Gjeta, grafik- dizanjer. Gjithçka nisi nga periudha e pandemisë. Lindi si ide, që njeriu gjatë gjithë udhëtimit që bën është i destinuar që të përshtatet me botën. Videot janë filmuar në oborrin e shtëpisë sime, çdo ditë dilja edhe doja të krijoja të njëjtën gjendje”, thotë Lejdi Prençi, grafik-dizanjer. Përmes pankartave, si “Po vdesim pa radhë”, “