Në vijën e parë të luftës me COVID-19, mbi 200 mjekë të tjerë nga Kosova vaksinohen sot në Kukës

27 Mars 2021, 10:59

200 mjekë të tjerë nga Kosova, do të udhëtojnë sot drejt Kukësit për të marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, AstraZeneca.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë se 250 mjekët që u vaksinuan të shtunën e kaluar janë mirë me shëndet dhe se nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përpos reaksioneve normale.