Në vijën e parë të rrezikut! Njihuni me inxhinierin e pajisjes që i jep frymë të prekurve me COVID

20 Prill 2020, 13:42 | Përditesimi i fundit: 2020-04-20 15:02:03

TIRANË - Mjafton një gabim i vogël për të humbur një jetë. E tillë është përgjegjësia e Ermand Mertnikës, inxhinier, specialistët për respiratorët në dy spitalet COVID në Shqipëri, tek Infektivi dhe "Shefqet Ndroqi".

Në një intervistë për Report Tv, inxhinieri thotë se deri më tani, në të gjithë respiratorët që ka vënë në punë, nuk është hasur asnjë problem, dhe kjo pasi pajisjet janë mjaft të sofistikuara.Për fat të mirë çdo gjë ka shkuar mirë, se janë pajisje të reja dhe nuk pritet të ketë probleme të shpeshta, janë mobile version, android, dhe nuk kemi probleme. Në raste të problemeve akute përgjegjësia është shumë e madhe, se respiratorët janë të lidhur në mënyrë bipolare me jetën e pacientëve. Ke të bësh me një pacient që "në thonjëza" është duke dhënë shpirt se gjaku i tij kërkon të saturohet me oksigjen. Respiratorët e reanimacionit janë të sofistikuara dhe kanë garancinë e tyre, janë të certifikuar, garancia është shumë e lartë", tregon inxhinieri.