Në Vlorë bëhet e zakontë, qytetarët nuk i rezistojnë rrezeve të diellit, mbushin plot lungomaren

11 Prill 2020, 12:27

Tashmë është bërë zakon që ditët me diell në Vlorë të shijohen pavarësisht rrezikut që ekziston nga koronavirusi. Sot qytetarë të shumtë kanë populluar lungomaren ku kanë dalë për të shijuar rrezet e diellit.

Mes të rinjve buzë detit janë edhe të moshuar, të cilët para shëndetit duket se kanë vendosur disa rreze dielli të cilat mund të marrin kur edhe kjo periudhë të kalojë.