Negociatat, Basha: Rama tradhtoi aspiratën evropiane për një grusht kriminelësh

28 Qershor 2018, 14:59

TIRANE-Seanca e sotme plenare është përfshirë nga debati mes shumicës dhe opozitës për çështjen e negociatave. E ndërsa opozita akuzon qeverinë për dështim, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria e mori datën, ndërsa në korrik do të vijë ekipi i KE për procesin analitik.

Rama akuzoi opozitën për baltosje të vendit te ndërkombëtarët, ndërsa shtoi se përgjigjen do ta marrin qershorin e ardhshëm, që janë zgjedhjet lokale. Rama nuk kurseu ironinë dhe talljen me opozitën kur u shpreh ‘O Zot pse nuk e kufizove budallallëkun, pse e le pa kufij’.Basha kishte një thirrje për socialistët e ndershëm sikur tha ai dhe për studentët që të ngrihen në protesta për të larguar Ramën nga pushteti dhe jo të largohen vetë nga vendi.

Duhet një bashkim kombëtar, por do të nisë kur e keqja të jetë mundur dhe larguar. BE nuk do i hapë negociatat sa kohë që krimi dhe droga janë produkte të kësaj qeverie. Vendimi i fundit për teatrin kombëtar është grabitje. Duhet të përqafojmë vlerat europiane. Kjo është një ftesë për edhe ata socialistë të ndershëm. Kjo është një ditë e zezë për shqiptarët ftoj shqiptarët që të çarë renë e zezë të Ramës dhe Rilindjes. Po të jemi të gjithë bashkë kundër të keqes nuk ka asnjë rrugë tjetër veç largimit. I bëj një thirrje brezit të ri, mos të ulin kokën dhe të pranojë fatin e zi të Rilindjes. Të ngrihen në këmbë dhe të protestojnë për të drejtat e tyre të patjetërsueshme. Alternativa nuk është largimi i rinisë, por atyre që po e trajtojnë Shqipërinë si çifligun e tyre personal. Le ta nisim betejën sot dhe të mos e ndalim deri kur të largojmë Ramën.

    No videos found.