Report Tv ka siguruar raportin e BE-së me 10 konkluzionet për Shqipërinë. Në raportin e BE-së, theksohet rëndësia e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe finalizimi i ngritjes dhe funksionimit të organeve të reja të sistemit si Njësia Speciale e Hetimit e AntiKorrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) apo Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Ndër prioritetet kyçe të BE-së vazhdon të jetë reforma zgjedhore dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit, veçanërisht në nivelet e larta. Një tjetër pikë e raportit është ajo e uljes së numrit të azilkërkuesve.
