Për Gazment Oketën fajtori kryesor për mos hapjen e negociatave është Edi Rama, që sipas tij duhet që të mbajë përgjegjësi. "Deklarimet e Macron duhen marrë si politike, por jo të kërkohet faji te ata. Përgjegjësia kryesore duhet kërkuar brenda Shqipërisë dhe aktori kryesor apo përgjegjësi kryesor është një dhe i vetëm kryeministri i Shqipërisë, që është edhe ministër i Jashtëm, që është dështim i dyfishtë. Në konferencë nuk e dëgjova të thoshte ndonjë fjalë zv/ ministri i Jashtëm. Një vend që aspiron në BE nuk gjykoj se kryeministri mund të dalë dhe të thotë nesër dielli do të lindë prapë është njëlloj sikur të thotë ngrohuni në diell, unë prisja që të dilte të merrte ca përgjegjësi" tha ai.
Negociatat/ Gazment Oketa: Ja pse është dështim i dyfishtë për Ramën
No videos found.