Negociatat me BE, Rama: Nëse problemi janë shqiptarët ilegalë, i kthejmë

15 Qershor 2018, 17:56

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për portalin austriak Profil.at, ku ka folur për vendimin e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave në datën 28 qershor. I pyetur nga gazetari austriak, Otmar Lahodynsky, Rama ka thënë se Shqipëria ka bërë çdo gjë që BE ka kërkuar, që prej ndryshimeve kushtetuese në kompromis me opozitën e deri tek zbatimi i Reformës në Drejtësi.

Rama është ndalur edhe tek çështja e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së, si një problem i ngritur nga vendet skeptike dhe ka thënë se Shqipëria është gati t’i kthejë të gjithë shqiptarët në atdhe nëse BE e vendos si kusht për hapjen e negociatave.

    No videos found.