Kryeministri Edi Rama nga SHBA-ja ku po zhvillon një vizitë zyrtare, pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit Pompeo, zhvilloi një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut për metodologjinë e re të integrimit europian, Shengenin Rajonal, paketën anti-KÇK, kryesimin e OSBE dhe rindërtimin. Gjithashtu, kryeministri foli edhe për regjimin e Iranit pas dëbimit të dy diplomatëve pak javë më parë.
"Uashingtoni na e ka kaluar përsa i përket politikës përçarëse, nuk jemi më vetëm. Ka qenë një ditë mjaft intensive. Për marrëdhëniet dypalëshe jo vetëm kemi për të shkëmbyer por edhe sfidat, një është Irani, që kemi një problem me regjimin e këtij vendi dhe sigurisht në të njëjtën kohë jemi mjaft të vetëdijshëm për faktin që në kohë që kemi marrë një risk duke hyrë në një operacion me SHBA për të shpëtuar njerëz që kërcënohen.Ndihem mirë që nuk jemi vetëm në këtë. Ballkani sot është një vend më i mirë falë SHBA-së dhe aleatëve të saj. Transformimi i pabesueshëm i hapësirës sonë nga armiqësie dhe konflikte, në një hapësirë bashkëpunimi. Nuk kemi atje ku duhet dhe atje ku mund të jemi, pasi ka ende cështje për t'u zgjidhur. Ne mbështetemi te SHBA. Si komb shqiptar, jemi në një pozitë më të mirë po të kthehemi pas në 30 vite" tha ai.