TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka ftuar kryetarin e PD, Lulzim Basha që të bashkohen në një skuadër kombëtare nën fanellën kuqezi për të bindur vendet anëtare se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shefi i qeverisë ftoi Bashën nga konferenca e përbashkët me shefen e Politikës së Jashtme të BE, Mogherini që të mos hedhë baltë mbi Shqipërinë dhe të mos ushqejë deputetët e forcave të ndryshme të vendeve të BE, referuar Gjermanisë që t’i vendosin shkopinj nën rrota vendit.
Ftoj Bashën të bëhemi një skuadër kombëtare me fanellën kuqezi, dhe t’u kërkojmë të gjithë atyre që na vizitojnë në Shqipëri respekt për këtë vend, boll kemi të huaj që na vendosin shkopinj nën rrota. Jam dakord me Bashën, negociatat shtojnë presionin për ti bërë gjërat më thellë. Tani përballemi me jetën reale të politikës së Europës.
Edi Rama
Ndërsa për Mogherinin, Shqipëria e meritoi rekomandimin për hapjen e negociatave, por duhet që të vijojë thellimin e reformave, veçanërisht asaj në drejtësi. Pyetjes nëse mosbindja civile e opozitës do të ndikojë në vendimin e Këshillit të Europës për negociatat, Mogherini iu përgjigj duke kërkuar nga opozita që të marrë përgjegjësi.
Të gjitha ata që kanë punuar në dekadën e fundit në transformimin e vendit, jo vetëm të marrin meritën, por edhe përgjegjësi për të ardhmen e vendit. Kjo është një përpjekje kombëtare, kjo është në interes të shumicë dhe pakicës për thellimin e reformave
Mogherini