Negociatat në 2019, Basha: Përballje, do të çlirojmë Shqipërinë nga Rama

27 Qershor 2018, 15:49

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një dalje për mediat nga selia blu deklaroi se KiE nuk e mori në shqyrtim çështjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe se as në 2019 nuk ka asgjë të sigurt.

Për Bashën mos hapja e negociatave ka një fajtor të vetëm, që sipas tij është Edi Rama. Lideri i PD nuk dha detaje se cili do të jetë aksioni opozitar në vijim, por theksoi se do të ketë një përballje sikur e cilësoi ai me të vërtetën për ta rikthyer Shqipërinë në rrugën e integrimit.

Dua të nis konferencën duke thënë të vërtetën. Shqipërisë nuk i janë hapur negociatat, nuk ka as vendim, as datë. Këshilli Europian nuk do ta shqyrtojë fare nesër cështjen e negociatave dhe këshilli i punëve të përgjithshme e ka shtyrë të paktën për një vit. Për të mbërritur deri te vendimmarrja, do të ketë një tjetër raport për përmbushjen apo jo të kushteve, tjetër diskutim nga parlamentet e këtyre vendeve. Është thënë që Shqipëria ka mundësi ti hapë në qershor 2019 nëse plotëson kushtet. KiE nuk e shqyrton fare nesër. Në vijim duhet të reflektojmë thellë për hapat që duhet të hedhim për një kthesë themelore në politikë dhe qeverisje për perspektivën europiane. Mos hapja e negociatave është refuzim i Ramës, Ballës, Tahirit, Xhafajt. U rrëzua politika e fasadave dhe gënjeshtrave. Po të ishin ndjekur këshillat e deputetëve gjermanë sot do të ishin hapur negociatat, por Rama zgjodhi interesat e drogës dhe krimit. Rama nuk ka për të plotësuar asnjë kusht as në 2019. Ka vetëm një rrugë, të përballemi me të vërtetën. Ne emër të PD, siguroj shqiptarët, se opozita do të bëjë gjithçka për të çliruar nga kjo e keqe e madhe, që të realizojmë anëtarësimin në BE.

Lulzim Basha

    No videos found.