Negociatat në 2019/ Rama në konferencë: Opozita gënjen, pabesi ndaj shqiptarëve! Shqipëria sot, më pranë BE-së

27 Qershor 2018, 19:49 | Përditesimi i fundit: 2018-06-27 20:16:06

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë para ministrave dhe deputetëve pasditen e sotme. Rama ka thënë se Shqipëria mori një datë fikse për hapjen e negociatave. Sipas Kryeministri opozita gënjen shqiptarët kur thotë se negociatat janë shtyrë.

Kryeministri ka thënë se nga sot, Shqipëria është më pranë BE-së.

Opozita esadiste dhe mediat pranë saj hedhin helm. Çfarë vulgariteti, çfarë ligësie, çfarë pabesie ndaj atyre shqiptarëve që e duan Shqipërinë. Po si mund të shtyhet një datë që nuk është vënë. Si mund të pranojë Këshilli, vendosjen e negociatave në një vend të zhytyr në drogë e korrupsion. Një grusht njerëzish pa fe, pa din e imam. Meqë Shqipëria mori rekomandimin e pastër për të hapur negociatat, na është dashur të thyejmë një numër record komunikimesh me shtetet anëtare.

Edi Rama, Kryeministër

Më tej Kryeministri ka thënë se qeveria është duke ndjekur rrugën e Reformave.

Askush s’do e besonte, nëse do vazhdoja të bëja dhe 2 vëllime të librit “Kurban”. Me dy tituj: “Europë mu bëfsh kurban,” dhe “ Europë tu bëfsha kurban.”

Asnjë gjë s’do e kalonte kulmin e kulmeve të kësaj historie. Të gjithë thonë: Si ka mundësi që opozita juaj të bëjë këtë që se ka bërë asnjë opozitë në asnjë vend që ka kaluar më parë në këtë rrugë. Si ka mundësi që opozita të mos lerë më deputet pa kapur,  në qeveritë e atyre vendeve ku është më afër era e skepticizmit. Ja që ka mundësi, që kjo opozitë që në fytyrë ka Esat Pashën, Sali Efendiun e Babale-Veliun. Na takimi në takim, nga telefonata në telefonatë, të vlerësohen edhe më shumë arritjet tona në fushën e reformave. Qeveria jonë reformiste Europën se ka çarçaf në gojë, po flamur në veprim. Dua të theksoj se data nuk është imediate pas rekomandimit pozitiv, por ka gjithmonë një hapsirë kohore në mes.

Edi Rama, kryeministër

    No videos found.