Liderët e vendeve të Bashkimit Europian nuk arritën të marrin një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas kundërshtisë së Francës. Për të diskutuar për këtë cështje të ftuar në emisionin 'Pa Protokoll' në Report Tv ishin; ish-ambasadori shqiptar në Paris Ylljet Aliçka, Gazment Oketa ish-zv/ kryeministër, Marko Bello ish-ministër i Integrimit dhe Erisa Xhixho ish zv/ ministre e Integrimit.
Për Oketën ka vetëm një fajtor dhe ai është Edi Rama. I pyetur nëse do të ketë protesta, Oketa u shpreh se "Sigurisht që do të ketë", por nuk ka detaje të reja nga strategjia e PD-së. Në të njëjtën linjë me të për negociatat ishte dhe Xhixho e LSI-së, ndërsa kritik ndaj kryeministrit ishte edhe ish-ministri socialist Bello.