Negociatat/ Rama: Me metodologjinë e re qasja e BE-së do të jetë shumë e lidhur me kapacitetet tonë

21 Shkurt 2020, 20:14

TIRANE-Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se me metodologjinë e re të Bashkimit Europian për integrimin, qasja që Europa do të ketë ndaj Shqipërisë do të jetë shumë e lidhur me kapacitetet tona për të ndërvepruar me të tjerët. Deklaratat kryeministri i bëri nga Shtëpia e Europës, ku ishte i pranishëm në aktivitetin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për përshpejtimin e konkurrencës dhe inovacionit në Ballkanin Perëndimor.

"Kemi sigurinë kibernetike, që është një sfidë e madhe për të gjithë, por nuk përballohet vetëm dhe të ndarë nga njëri tjetri, është një sfidë edhe për Europën dhe BE-në dhe fakti që Europa po punon në këtë drejtim është e arsyeshme që edhe ne te punojmë paralelisht, sepse integrimi është një proces që bazohet në merita për secilin vend, por konceptimi që po na del me metodologjinë e re dhe qasja që Europa do të ketë ndaj nesh do të jetë shumë e lidhur me kapacitetet tona për të ndërvepruar me të tjerët dhe sa më shumë ti japim BE-së shembuj të ndërveprimeve tona të suksesshme, aq më shumë BE-ja do ta respektojë përpjekjet tona individuale dhe do të jetë më i qetë në të menduarit dhe konkluzionin për të na futur brenda. Jemi në procesin e këtyre marrëdhënieve dhe dixhitalizimit të shërbimeve tona, tani në 2020 do të sigurohemi që 95% e shërbimeve, (5% kanë nevojë për kontaktin fizik) do të jenë në dispozicion të njerëzve" tha ai.Në vijim të fjalës së tij kreu i qeverisë u ndal edhe te koncesionet, teksa u shpreh se kur flitet për PPP-të ka shumë njerëz që bëjnë zhurmë, por që asnjëherë nuk kanë treguar vullnet për të kuptuar se sa e rëndësishme është ti kemi PPP-të si pjesë e përpjekjes sonë të përgjithshme.

"Më kujtohet që në vitin 1995 një radio e madhe amerikane ndërkohë që po komentonte për marrëveshjen për marrëveshjen e paqes tha se e vetmja gjë qe Ballkani mund të eksportoje është historia. Ballkani Perëndimor është identifikuar për kapacitetet e mrekullueshme për të prodhuar histori. Kemi pasur shumë histori shumë konflikte vende ngjarje, asnjëra prej tyre nuk ka qenë frymëzuese dhe të gjithë së bashku kanë afirmuar që historia është një rrëmbyes i rajonit tonë dhe i së ardhmes së fëmijëve tanë. Jam tek jemi të gjithë së bashku dhe jam gjithmonë shumë i lumtur që të festoj ndryshimet që po bëjmë për teë cilat do doja te isha pjese.

Do të krijojmë një hapësirë ku mosmarrëveshjet nuk janë dekalrata para luftrave apo situata përkeqësuese, por pjesë e hapësirës ku nuk jemi të detyruar të biem dakord për cdo gjë, por për të gjetur një mënyrë për të mos rënë dakord. Pasi në fund të ditës cilësia e jetës nuk bazohet sa shumë biem dakord, por se si përmes mosmarrëveshjeve mësojmë më shumë për njëri tjetrin dhe vazhdojmë duke mos pasur asnjë pengesë.

    No videos found.