Kryeministri Edi Rama ka cilësuar rekomandimin pozitiv të Brukselit për çeljen e negociatave si një betejë të fituar nga Shqipëria pas 30 vitesh përpjekje për t'iu afruar Europës. Jo pak i emocionuar, kreu i qeverisë tha se sot ka fituar Shqipëria e paragjykuar dhe nënçmuar prej vitesh.
Sipas Ramës vlerësimi pozitiv i Brukselit erdhi si rrjedhojë e reformave dhe vendosmërisë së treguar nga qeveria për ta afruar sa vendin sa më pranë familjes së madhe europiane.
Shqipëria gjendet sot më pranë europës se dje. Shtiza e flamurit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit është ngjitur një shkallë më lart. Jam i emocionuar, ata që merrem me frymëmarrjen e ndjejnë, sepse i dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërkombëtar edhe dolëm nga një tjetër udhëkryq mes të shkuarës dhe të ardhmes.
Është e qartë për të gjithë se rruga përtej udhëkryqit ku ndodheshim sot, sado e vështirë, sado e gjatë, është e gjitha e hapur përpara nesh. Stacioni i radhë si kësaj rruge të re është anëtarësimi në BE dhe shpejtësia e mbërritjes varet në radhë të parë nga ne. Jam i emocionuar sepse sot Shqipëria ka marrë vlerësimin më të madh ndërkombëtar në 30 vite.
Respekt dhe mirënjohje për ata që përpara nesh kush më shumë e kush më pak për të ndërtuar rrugën drejt BE. Jam shumë krenar sepse me besim, vendosmëri dhe mundime të mëdha përmes reformash të guximshme dhe rezultatesh të pamohueshme, ku kemi rrezikuar jo pak, por edhe gabuar për qëllime të mira, ia kemi dalë që në 4 vjet ta kthejmë besimin e popullit te ne, në dy arritje të mëdha, të një rëndësie të madhe, historike për të ardhmen.
Në vitin e parë të mandatit tonë të parë e bëmë Shqipërinë vend kandidat të BE, vitin e [ara të ,mandatit të dytë morëm rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Këto nuk janë dhuarata, as gjeste bujarie të KE, Europa e Bashkuar nuk bën dhurata, Brukseli sheh dhe njeh vetëm meritat.
Ftoj sot përpara shqiptarëve, në emër të të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, pa asnjë dallim, opozitën dhe kryetarin e saj që të mos ngatërrojnë pëtrplasjet shqip me këtë sfidë të përbashkët komëbatre e cila sot më shumë se kurrë kërkon që kur flasim në gjuhë të huaj të mos tregojmë me gisht, por t'i dalim zot Shqipërisë dhe të ardhmes së saj Europiane. Le t'i gëzohemi kësaj dite të shënuar si një ditë me një shënim të veçantë pasdiskutoim që si rkyeministër dhe kryetar i PS ndjehem shumë i priviolegjuar sot në këtë ditë të veçantë për Shqipërinë që duam.
Edi Rama, Kryeministër