TIRANË-Në seancën e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, diskutohet mbi projekt-rezolutën e propozuar nga deputetet Senida Mesi dhe Rudina Hajdari për negociatat me Bashkimin Europian.Ministri i Diasporës Pandeli Majko propozoi ndryshimin e Kushtetutës lidhur me partitë politike që braktisin sistemin. Majko tha se mes të tjerash duhet të jetë edhe parashikimi se kush braktis sistemin duhet të paguajë edhe me ekzistencën elekorale dhe në sistemin legal. Ai tha se PD duhet të kthehet në Kuvend.Kryeministri Edi Rama tha se e ardhmja integruese e Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk lidhet me arritjet e vendit tonë, por me politikën dhe situatën e brendshme aktuale në Bashkimin Evropian. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i qeverisë tha se Shqipëria është gati për të hapur negociatat, por e gjitha do të lidhet me pozitën aktuale të BE-së dhe qëndrimet e disa shteteve si Holanda e Franca që në këtë periudhë kanë mendësi të ndryshme për zgjerimin, dhe nuk është më në dorë të Shqipërisë. Rama tha se diskutimet në vendin tonë pro dhe kundër arritjeve të Shqipërisë në rrugën e integrimit janë vetëm një debat për konsum të brendshëm politik.
Negociatat/ Rama: Shqipëria gati, por sot asnjë vend nuk do futej dot në BE!
No videos found.