Nën ethet e kandidatëve/ Luçiano Boçi deputeti parë që thyen herësin e votave, merr mandatin e Isajit në Elbasan! Majko e Beqaj 'në rrezik'! Balluku mund Berishën

28 Prill 2021, 20:39 | Përditesimi: 28 Prill 2021, 23:24

Vijon ende procesi i numërimit të votave në mbarë vendin sa i takon kandidatëve për deputetë. Deri tani vihet re se kryeministri Rama ka siguruar rekord votash në Vlorë, sikurse dhe Taulant Balla në Elbasan. Në Tiranë rrezikon mandatin Pandeli Majko. Nga PD Basha deri tani ka marrë mbi 5 mijë vota në Tiranë. Në Elbasan sa i takon PD surpriza vjen nga Luciano Boçi i cili theu herësin dhe fitoi mandatin e deputetit.

r.k./Shqiptarja.com