Nën masa të forta sigurie! Përfundon ndeshja Tirana-Crvena Zvezda, serbët nxjerrin nga Championsi bardheblutë

25 Gusht 2020, 22:19

TIRANË-  Crvena Zvezda mposhti minimalisht 1-0 Tiranën në "Air Albania" dhe kualifikohet për në turin e tretë të Champions League. Përfundon në turin e dytë aventura në Champions League e kampiones së Shqipërisë.

Por, Tirana zhvilloi një super ndeshje ndaj kampionëve të Serbisë duke pasur raste shumë të pastra shënimi dhe duke ia vështirësuar jetën ekipit serb. Pjesa e parë u mbyll pa gola pavarësisht tre rasteve që krijuan bardheblutë.