Nën masa të shumta sigurie, mbërrijnë në gjykatë 3 të rinjtë që torturuan dhe mbytën në rezervuar 50-vjeçaren në Mallakastër

11 Janar 2020, 09:32 | Përditesimi i fundit: 2020-01-11 14:55:03

FIER- Nën masa të shumta sigurie tre të rinjtë që vranë dhe mbytën me peshqir 50-vjeçaren Drita Saliaj pak ditë më parë, kanë mbërritur në Gjykatën e Fierit ku do të njihen me masën e sigurisë.

Drita Saliaj u gjet e pajetë dje në rezervuarin e fshatit dy ditë pas ngjarjes, nga polumbarët e forcave RENEA. Nipi i bashkëshortit të 51-vjeçares, (djali i vëllait), Luis Saliaj së bashku me dy të rinj, shokë të tij, S.Shehaj 16 vjeç banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj 26 vjeç banues në Gjerbës, të tre të arrestuar shkuan në banesën e 51-vjeçares për të grabitur.

Gruaja u shërbeu edhe kafe djalit të kunatit dhe shokëve të tij, siç mëson Shqiptarja.com, por më tej ata e kanë goditur dhe dhunuar, ndërsa më pas e kanë lidhur dhe e kanë hedhur në rezervuarin e Lumarës, 3-4 kilometra larg shtëpisë së saj, ku dhe u gjet e pajetë.