Kryeministri Edi Rama është ndaluar në një takim elektoral në Tepelenë ku ka prezantuar Tërmet Peçin si kandidat për bashkinë e këtij qyteti.
Në fillim të fjalës së tij përpara kryeministrit, Peçi është shprehur me superlative ndaj Ramës duke iu drejtuar me fjalët “hero” dhe “komandant” që sipas tij do të bëjnë realitet të gjitha shkarravinat që nuk ka bërë dot opozita.
Peçi ka premtuar se do të flas ‘vënçe’ siç i takon burrave të Tepelenës, duke i falenderuar të gjithë qytetarët.