Nëna e la në jetimore për të jetuar në Itali, u denoncua si e humbur nga tezja, vajza reagon pas 9 muajsh

8 Qershor 2020, 18:39

Ndërsa u denoncua nga tezja e saj si e humbur në ’Pa Gjurmë’, të premten e kaluar Rexhina Behaj vendos të thyejë heshtjen, 9 muaj pasi nderpreu çdo kontakt me familjen. 27-vjeçarja në një mesazh dërguar, në emisionin ’Pa Gjurmë’ sqaron se është zgjedhja e saj, duke mos dëshiruar të flasë me familjarët dhe duke pohuar se është mirë. Ajo kërkon që ta lënë të qetë, pasi nuk dëshiron të ketë kontakt me askënd. Pas publikimit të këtij mesazhi dërguar nga vetë 27-vjeçarja, tezja e saj gjatë një lidhje skype thotë se Rexhina nuk është mirë nga ana psikologjike.