Nëna e një djali të aksidentuar: I dhashë 100 euro mjekut, donte 1 milion lekë

27 Janar 2021, 11:25

Mos të rëntë halli se nuk ke ku vete! Kështu u shpreh në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” një zonjë, nënë e një djali të aksidentuar prej 4 vitesh në Greqi. Është në shkallë më të rëndë të invalidit im bir, tha ajo dhe nuk ia japin statusin sepse do lekë mjeku, denoncoi ajo. I kam dhënë 100 euro dhe nuk m’i pranoi sepse donte 1 milion, rrëfeu e moshuara, e cila u shpreh me dhimbje jo vetëm për hallin që ka por edhe për faktin se nuk di ku të përplaset në këtë situatë.