Nëna e sëmurë e dy jetimëve/ “As një mjek nuk më prek me dorë”

20 Prill 2020, 19:52

Pasditen e sotme në emisionin Repolitix u trajtua historia e një nënë 30 vjecare nga Tirana. Majlinda Cico pasi u braktis nga babai i fëmijëve të saj, sot jeton në kushte tepër të vështira ekonomike. Fëmijët, përkatësishttë 10 dhe 12 vjec, ndodhen në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në kryeqytet 3 vitë më parë, për shkak të pa mundësive financiare për t’i rritur ata. Majlinda, prej vitesh, vuan nga disa sëmundje ku për shkak të situatës ajo nuk mjekohet. 30-vjecarja akuzon mjekët, pasi askush nuk po e viziton në këtë situatë të vështirë.