'Nëna foto nuk ka', pengu i poet-kineastit për njeriun më të dashur në botë

20 Prill 2020, 10:22

Nëna foto nuk ka" është poezia e poetit Petrit Ruka, që kësaj vjen nën interpretimin e magjishëm të aktores Zamira Kita. Në vargjet plot emocion kineasti rrëfen pengun e pashlyer gjatë një jete të tërë, një fotografi të dytë të nënës sa tij, përveccse asaj të pasaportës. E megjithatë, pengu bëhet edhe më i madh për kineastin, kur më të ëmblën dhe më të dashurën në botë nuk e fotografoi dot as me një aparat 2000 euro.