Nëna nga Burreli vlerëson “lidhjen” e Ramës me Metën, ka edhe një thirrje për Bashën

21 Prill 2020, 10:48

“Kina është me grip ,ne nuk i duam maskat e saj.T’i qepin këtu në fasoneritë tona se ka napa sa të duash”. Kështu e nis bisedën në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” dhe moderatorin Andi Kapxhiu në Report Tv një e moshuar nga Burreli. Ajo më pas vlerëson uljen e toneve mes kryeministrit dhe presidentit dhe ka edhe një thirrje për kreun e opozitës duke thënë:”  Rama ka bërë mirë që po bashkëpunon me Metën dhe unë i bëj thirrje edhe Lul Bashës që këta çunat e politikës të bashkëpunojnë  për të mirën e vendit” e mbyll ajo apelin e saj në program.