Nëna 'rrëmben' djalin 6 ditë para gjyqit me bashkëshortin

7 Nëntor 2019, 22:25

DURRES- Një pistë e cila po çon në zbulimin e vendodhjes  së 35-vjeçare Mirela Zefit dhe djalit të saj 8 vjeçar të zhdukuri prej muajit gusht, gjatë emisionit Pa Gjurmë. Një telefonatë gjatë emisionit ka treguar se Mirela bashkë me djalin e saj janë strehuar përgjatë muajve të verës në një banesë me qira në zonën e njohur si Çezma e Ferrës në Durrës. Ajo tha se nënë e bijë tashmë janë larguar nga kjo banesë por vijojnë të jenë në qytetin e Durrësit.