Nënat dhe fëmijët 'pushtojnë' qendrën e Fierit, të vegjlit të lumtur që dolën nga shtëpitë

19 Prill 2020, 10:20

Nënat e fëmijëve nën 10 vjeç e kanë shfrytëzuar sot lejen për dalje në qytetin e Fierit. Së bashku me fëmijët e tyre ata populluan sot qendrën e qytetit dhe lulishtet, njëjtë siç bënë një ditë më parë pensionistët.

Fëmijët më së shumti ishin të kënaqur pasi prej një muaji nuk kishin dalë nga shtëpitë e tyre dhe sot gëzimin e shprehën duke luajtur e vrapuar.