Nënë e bijë u mbytën në gropën me ujë, banori: Ndodhi nga pakujdesia

6 Tetor 2019, 20:14

Një banor i fshatit, Sherif Lilo në një prononcim për mediat shprehet se gropa ku u mbytën nënë e bijë ishte hapur për të vaditur tokën, ndërsa ngjarja thotë se ka ndodhur nga pakujdesia.

"Gropat shërbejnë për vaditje dhe janë të thella 2-3 metra, pasi nuk ka sistem vaditje. Po shkojmë në 2020 dhe ne nuk kemi ujë për të pirë, jo më për vaditje, prandaj i kemi hapur gropat nga e keqja. Me pompa me benzinë nxjerrin ujin.

Zotëria ka qershi, lajthi dhe mollë, që vadit 10 dynym tokë. Unë nuk e di si ka ndodhur ngjarja, pasi nuk kam qenë. Gruaja ka edhe tre fëmijë, burri punon në Greqi, dhe tani ka shkuar në Maqedoni, nuk e di a ka ardhur. Ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia" tha ai.

    No videos found.