Nënë e bijë u vetëflijuan, Meta: Çështja të hetohet, të ngarkohen me përgjegjësi ata që instrumentalizojnë qytetarë të pafajshëm

6 Korrik 2020, 14:24

Kreu i Shtetit, Ilir Meta thotë se ka kërkuar më shumë informacion në lidhje me vetëflijimin e nënës dhe vajzës së saj në zonën e Kombinatit në emër të ringjalljes. Sipas Presidentit Meta, duhet të ngarkohen me përgjegjësi ata persona që instrumentalizojnë qytetarë të pafajshëm.

"Jam shumë i shokuar nga ai lajm që ka tronditur opinionin publik. Kam kërkuar informacione dhe shpresoj që kjo çështje të hetohet deri në fund dhe të ngarkohen me përgjegjësi të gjithë ata që instrumentalizojnë qytetarë të pafajshëm dhe bëhen shkak për humbjen e jetës së tyre", tha kreu i shtetit.