Nënë Tereza/ Meta: Frymëzim për të bërë gjëra me dashuri! Basha: Sot, ditë reflektimi

5 Shtator 2019, 11:25

5 shtatori, dita e “Shën Terezës”, është uruar nga politikanët kryesorë shqiptarë. Mesazhi i parë në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, vjen nga Presidenti Ilir Meta. Në urimin e tij, kreu i qeverisë e quan 5 shtatorin si një ditë feste për mbarë kombin shqiptar, por edhe për të gjithë njerëzimin, teksa e mbyll mesazhin e tij me një thënë të saj për dashurinë.Në 3-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ambasada amerikane ka përkujuar një foto e cila daton 44 vite më parë ku Nënë Tereza i shprehte mirënjohjen presidentit amerikan të asaj kohe Ronald Reagan gjatë dekorimit me Medaljen e Lirisë.

"Foto e Ditës | 21 qershor, 1985. E shoqëruar nga Zonja Reagan, Nënë Tereza i shpreh mirënjohjen Presidentit Ronald Reagan gjatë ceremonisë ku ajo u dekorua me Medaljen e Lirisë", shkruan ambasada amerikane krah fotos.Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama ka përshëndetur 3 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës. 

"Gëzuar Ditën E Shenjtërimit Të Nënë Terezës", shkruan Rama krah fotos.Kryedemokrati Lulzim Basha ka përkujtuar 3-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Përmes një postimi në rrjetet sociale Basha shprehet se i ka ende të gjalla emocionet e shenjtërimit të Nënë Terezës. Ai shkruan se sot pas tre vitesh jemi njësoj krenarë veçse më në vështirësi, më në borxh me trashëgiminë e Nënë Terezës. Ai thotë se kjo është një ditë reflektimi për ditët dhe kohët e vështira që janë ulur këmbëkryq në mijëra vatra familjare shqiptare.

    No videos found.