Nënkryetari i Komisionit për Metën: Duhet të jemi transparentë, të mos dështojmë si komisionet e tjera

11 Korrik 2019, 14:00

Nënkryetari i Komisionit hetimor për Metën Alban Zeneli deklaroi se ky komision duhet të jetë korrekt dhe transparent pasi në fund të tij merret vendimi nëse presidenti do vijojë apo jo të qëndrojë në detyrë.

"Ajo që unë dua të them se në nder të këtij komisioni është se e di shumë mirë përvojën e komisioneve të tre viteve të fundit. Duhet të jemi korrekt dhe jo të bashkohemi me dështimet e 3 viteve të fundit. Në përfundim të këtij komisioni do ketë një raport dhe në përfundim të tij dhe do jetë përfundimi nëse do i ndërpritet mandati presidentit apo do të vazhdojë punën. Duhet të jemi të gjithë transparentë", u shpreh Zeneli.