Nënshkrimi i marrëveshjes ekonomike, Rama uron dhe falenderon publikisht Trump: Shërim të shpejtë, ke kontribut të çmuar në vendin tonë

3 Tetor 2020, 14:31

Kryeministri Edi Rama në konferencën ku do nënshkruhet Memorandumi për bashkëpunim ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, për hidrocentralin e Skavicës, ka shprehur një falenderim të veçantë për SHBA për kontributin që ka pasur në vendin tonë ndër vite.

Rama publikisht i ka përcjellë presidentit Donald Trump shërim sa më të shpejtë nga Covid, si dhe i ka shprehur falenderimin për vëmendjen dhe besnikërinë me të cilën SHBA e ka shoqëruar Shqipërinë ndër këto vite. Ai e ka falenderuar Trump edhe për kontributin në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

"SHBA kontribut të çmuar në vendin tonë. I jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë Shqipërisë që në ditën e  para nga dalja e errësirës së komunizmit në rrugën e reformave dhe të përpjekjeve për të formuar një shtet demokratik dhe për të konsoliduar shtetin e së drejtës. Ne i jemi mirënjohës SHBA edhe për kontributrin e tyre të paçmueshëm në rajonin tonë. Falë SHBA sot jemi  në një realitet tërësisht të ndryshëm nga ai i jo shumë viuteve më parë. Sot flasim për bashkëpunim dhe për paqe të qëndrueshme të gjithë rreth një tryeze.

Dua ta falenderoj me gjithë zemër nënsekretarin për ardhjen e tij këtu personalisht për të kurorëzuar një proces të përgatitur falë përfshirjes së drejtpërdrejtë të ambasadores duke nënshkruar një marrëveshje e cial fillon konkreëtizimin e pikave kyçe të dokumentit strategjik.

Përmes nënsekretarit unë dëshiroj që publikisht ti përcjell Trump urimin më të sinqertë për një shërim sa më të shpejtë dhe të shpreh falenderimin për të dhe për administratën  e tij për vëmendjen dhe besnikërinë me të cilën SHBA e kanë shoqëruar Shqipërinë në këto vite dhe padyshim për një pikë kyçe në historinë e këtij rajoni që ishte nënshkrimi i marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë jo si një proces i nisur më parë për bashkëpunim dhe normalizim të marrëdhënieve, edhe për shtysën e fortë që i dha mirënjohje të paimgjinueshme deri përpara atij takimi. Faktikisht do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri për investimet", tha Rama