Nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e Skavicës, Rama: Mirëpresim investimet e vendeve mike, jemi të kujdesshëm për paratë e vendeve jo mike

3 Tetor 2020, 12:05 | Përditesimi i fundit: 2020-10-03 14:29:28

Kryeministri Edi Rama në konferencën ku do nënshkruhet Memorandumi për bashkëpunim ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, për hidrocentralin e Skavicës, ka shprehur një falenderim të veçantë për SHBA për kontributin që ka pasur në vendin tonë ndër vite.

Rama publikisht i ka përcjellë presidentit Donald Trump shërim sa më të shpejtë nga Covid, si dhe i ka shprehur falenderimin për vëmendjen dhe besnikërinë me të cilën SHBA e ka shoqëruar Shqipërinë ndër këto vite. Ai e ka falenderuar Trump edhe për kontributin në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.