Nënshkruhet marrëveshja për Lëvizjen e lirë Shqipëri-Serbi me karta identiteti, Rama: Hap i rëndësishëm

9 Nëntor 2020, 16:50 | Përditesimi i fundit: 2020-11-09 16:52:29

Shqiptarët mund të lëvizin drejt Serbisë vetëm me kartë ID dhe po ashtu serbët drejt Shqipërisë.

Këtë parashikon marrëveshja që u nënshkrua këtë të hënë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vucic, gjatë takimit online për Shengenin Ballkanik, në prani dhe të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev. 
Sink Rama: “Është një hap i rëndësishëm që shqiptarët të kenë lëvizje të lirë me vendet e ballkanit, përfshirë Serbinë ku mund të udhëtojmë lirshëm pa dokumente.